Villarreali ka dalë fitues në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Bayern Munichut duke triumfuar me rezultat 1-0.
Në takimin e zhvilluar në Estadio de la Ceramica, nëndetësja e Verdhë ia doli që të shënonte përballë gjigantit bavarez në fraksionin e parë të lojës.
Kur po zhvillohej minuta e tetë e takimit kur pas një angazhimi ekipor, Arnaut Danjuma e priti një pasim shumë të mirë nga Dani Parejo, të cilin e konvertoi në gol.


(Foto: Twitter/Villarreal CF)
Në mbyllje të pjesës së parë, Francis Coquelin e futi sërish topin në rrjetë, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.
Në pjesën e dytë, Gerard Moreno vendosi të godasë nga largësia, por topi u përplas në shtyllë. I njëjti futbollist e provoi fatin nga distanca pas një daljeje të Manuel Neuer, por topi shkoi jashtë.


(Foto: Screenshot/Twitter/SportsCenter)
Epërsia prej një goli lë gjithçka të hapur, ashtu që në Allianz Arena do të vendoset nëse Villarreali apo Bayern Munichu do të vazhdojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
🚫Anulado el gol de Coquelin que ponia el 2 – 0 frente al Bayern.
😬El centrocampista quizo tirar un centro para Gerard Moreno y le salio un tiro al arco que entro al angulo sobrepasando a Neuer.#Villareal 1 – 0 #Bayern pic.twitter.com/sZ7oW61Ty1
— SoloQuieroOpinar. (@SQ_Opinar) April 6, 2022
Manuel Neuer y’all.. https://t.co/tAXUlXxHut
— heinZ (@ojpreshuz) April 6, 2022