Skandalet në dëm të shqiptarëve skanë të ndalur.
Rasti i fundit në dëm të shqiptarêve është regjistruar në Strumicë, ku tifozëve të Shkëndijës, Ballistëve u është ndaluar ta shikojnë nga afêr ndeshjen e klubit të tyre të zemrës Shkendijen.
Edhe pse kanë udhëtuar mbi 200 kilometra, policia ka urdhëruar largimin e tifozëve shqiptar nga tribunat pa përfunduar pjesa e parë, vetëm pse ata zbuluan në tribunë flamurin kombëtar shqiptar.
Njoftimin e kanë dhënë vet tifo-grupi tetovar përmes “Facebook-ut”.
“Pas udhëtimit për në Strumicë 200km, në minutën e 30’ të ndeshjes brera vs Shkëndija, vjen urdhëri që të lëshojmë tribunat, për shkak se shfaqëm në hekurat e tribunës flamurin kombëtar, idiotizëm dhe shembull që tregon se shqiptarët konsiderohen qytetarë të rendit të dytë në shtetin Sllav. SHIHEMI JAVËS TJETËR NË FERRIN E QUAJTUR TETOVË Shqipëria shqipëtarëve vdekje tradhëtarëve !”, thonë Ballistët.