
U zhvilluan edhe sfidat e fundit në garat në grupe në Ligën e Kampionëve. Në grupin F, Milani siguroi një vend për në Liga Europa, pas suksesit 1-2 ndaj Njuksallit.
Dortmundi dhe PSZH barazuan 1-1, çka bën që të dy skuadrat të kualifikohen për më tej.
Në grupin E, Atletiko Madrid mundi italianët e Lacios me 2-0. “Los Colchoneros” shkojnë tutje si vend i parë, ndërsa ndiqen nga lacialët.
Në grupin H, Barcelona humbet 3-2 ndaj Antverpi, rezultat i cili nuk përbën problem. Ia del Porto, portugezët renditet të dytët, pasi mundën 5-3 Shakhtar Donetsk.
Liga e Kampionëve pritet të dhurojë spektakël, shumë skuadra në garë, por në fund vetëm njëra prej tyre do mund të marrë trofeun me veshë të mëdhenj.


