VIDEO / Flamuri gjigant do të shfaqet sonte në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Kombëtarja kuqezi ka siguruar një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm, teksa sonte synon që të sigurojë kualifikimin si e para e grupit. Një barazim është i mjaftueshëm për këtë, përveç fitores.

Sonte në stadiumin “Air Albania”, por edhe jashtë tij, sigurisht që do të ketë atmosferë festive.

“Tifozat Kuq e Zi” kanë premtuar spektakël në këtë aspekt, por nga ta nuk do të mungojnë as koreografitë dhe mesazhet e ndryshme. Është bërë e ditur se një flamur gjigant kombëtar do të shfaqet sonte.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet