Vdekja e Pele, berberi i tij i pikëlluar: Ia kam prerë flokët për 66 vite, u bë mbret…

Legjenda e futbollit Pele ka një lidhje të veçantë me qytetin e Sao Paulo në Brazil. Mediat e huaja shkrujanë se Pele jetoi dhe punoi shumë në këtë qytet dhe ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin “Albert Einstein”.

Një nga miqtë e tij të shumtë në Sao Paulo ishte João Araujo . Ai ishte berberi i tij për 66 vjet dhe rrëfen se i ka stiluar flokët plot 1 mijë herë.

João Araujo, pseudonimi i të cilit është Didi, ka dyqanin e tij pranë stadiumit Santos. Ai është dy vjet më i madh se Pele dhe për herë të parë ia preu flokët kur ylli i futbollit ishte 16 vjeç.

Araujo mban në ambientet e punës së tij një fanellë të Pele në mur, pankarta të Santos dhe shumë foto të vjetra me kornizë.

“Kemi humbur një simbol shumë të madh. Brazili ka humbur një hero të madh”, tha fillimisht Araujo në një intervistë dhe kujtoi takimin e tyre të parë: “Më kujtohet kur erdhi këtu. Ai ishte një djalë i vogël. Të gjithë menduam se ai ishte një lojtar i mirë, jo një mbret. Por djali u bë mbret dhe vdiq mbret. Ia kam prerë flokët deri ditën që vdiq, ai e donte këtë gjë”./tvklan.al

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet