Te Roma vijnë dy përforcimet e kërkuara në mesfushë

Skuadra e Romës është pranë mbylljes së marrëveshjes me dy lojtarë, duke kënaqur kështu kërkesat e trajnerit Hoze Mourinjo. Sipas “Il Messaggero”, fanellën e skuadrës verdhekuq pritet ta veshin mesfushorët Renato Sançez dhe Skot MekTominej.

Sançezi 25 vjeç, do të vijë nga skuadra e PSZH-sw në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti. Parizienët kanë dhënë miratimin e tyre për lojtarin portugez, pasi Sançez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Luis Enrike.

Te Roma do të mbërrijë edhe mesfushori skocez Skot MekTominej, që sezonin e fundit nuk është aktivizuar shumë me Man. Junajtedit. “Djajtë e kuq” janë shprehur të gatshëm ta lënë të lirë lojtarin, ndërkohë që po punohet për formulën e transferimit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet