Në afatin kalimtar veror mund të zhvillohet një derbi i Londrës Veriore, pasi edhe Arsenali edhe Tottenham Hotspur janë duke e monitoruar Wilfried Singon.
Talenti i Torinos po kalon një sezon të mrekullueshëm si mbrojtës krahu, për më shumë ai ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar katër asistime në 25 paraqitje në Serie A këtë edicion.
Puna e madhe e 21-vjeçarit ka tërhequr interesimin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Siç transmeton CBS Sport, Arsenali dhe Tottenhami kanë dërguar zbulues talentësh që ta ndjekin nga afër lojën e Singos në disa raste gjatë sezonit.
Ylli nga Bregu i Fildishtë ka kontratë me Torinon deri në vitin 2023, prandaj çmimi i transferimit nuk pritet të jetë shumë i lartë. /Telegrafi/