Skuadra gjermane në Ligën Evropa kërkon talentin shqiptarë

Interesim nga Bundesliga për Ardon Jasharin. Futbollisti me origjinë shqiptare ishte pjesë e kombëtares së Zvicrës në Botërorin “Katar 2022”. Mesfushori me tipare mbrojtëse, ka dalë nga akademia e Luzernit, teksa prej janarit të vitit të kaluar është pjesë e skuadrës së parë që garon në elitën e futbollit helvet.

21-vjeçari numëron 4 gola dhe 2 asiste gjatë këtij sezoni mes kampionatit, Liga e Konferencës dhe Kupës së Zvicrës. Performancat e tij pozitive kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Freiburgut.

“Sport Bild” raporton se klubi gjerman, që garon edhe në Ligën Europa, sheh te Jashari profilin e duhur për t’u përforcuar në mesfushë gjatë merkatos dimërore. Por jo vetëm. Për futbollistin shqiptar ka interesim edhe nga Bologna në Serie A, Viljareal në La Liga dhe Uest Hemi në Premier Ligë.

Jashari ka kontratë deri në 2026 me Luzernin, ekip ku mban shiritin e kapitenit pavarësisht moshës së re.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet