Renditja e re e UEFA-së për kampionate, Serie A mbetet mbrapa Bundesligas

Pas shumë vitesh radhazi, skuadrat italiane dështojnë në dy garat më të mëdha evropiane Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Asnjë skuadër nuk ka arritur në gjysmëfinale, derisa vetëm Roma mbanë nderin e italianëve ku ka arritur në finalen e Ligës së Konferencës.

E duke marrë parasysh formën formë e dobët të skuadrave italiane në Evropë, tani Bundesliga i ka kaluar në ranglistën e UEFA-s.

Kampionati gjerman tani zë vendin e tretë, duke larguar italianët në vendin e katërt në renditje.

Ndërkohë në podium vazhdon të qëndrojë e para Liga Premier e Anglisë e ndjekur nga La Liga spanjolle.

Vendin e pestë e mbanë elita e futbollit francez Ligue 1. /Telegrafi/