Pronari i Struga Trim Lum, Mendi Qyra, sot ka vizituar lojtarin e skuadrës së tij, Besmir Bojku, shkruan Open-TV.
Bojku në ndeshjen e së dielës ndaj Rabotnickit theu këmbën e djathtë, ku si rrjedhojë i është nënshtruar një operacioni.
Ja postimi i Mendi Qyrës:
Një vizitë për t’i dëshiruar shërim sa më të shpejtë luftëtarit të jashtëzakonshëm në fushën e lojës tek ‘FC Struga Trim Lum”Besmir Bojkut.
Kjo vizitë pasoi, pasi Besmiri pësoi frakturë në këmbë ,dje në betejën që e bëri ai,si di vetë!
Sigurisht që Besmiri me forcën që ka, ndihej më mirë dhe shumë i fortë.
Jam I bindur se ai do të kthehet akoma më i fortë.
Forca Besmir,jemi me Ty !



