Portugalia “demolon” Luksemburgun me 9-0!

Kombëtarja e Portugalisë e ka mposhtur me rezultat 9:0 Luksemburgun në kuadër të Grupit “J” kualifikues për “Euro 2024”. Gonçalo Inacio, Gonçalo Ramos e Diogo Zhota shënuan nga dy gola për Portugalinë, ndërsa me nga një gol kontribuuan: Horta, Fernandes dhe Feliks. Mirëpo në qendër të mediave ishte reagimi i trajnerit të Luksemburgut, Lui Hollz, i cili u largua nga pankina në minutën e 83-të, pran rezultatit 0-8. Deri në fund, Portugalia shënoi edhe një gol. Kjo e fundit mban vendin e parë me 18 pikë, pesë më shumë se Sllovakia në vendin e dytë para Luksemburgut në vendin e tretë me 10 pikë. Nga gjashtë pike, në pozitën e katërt dhe të pestë janë Bosnjë-Hercegovina dhe Islanda, ndërsa në pozitën e fundit është Lihtenshtajni, pa asnjë pikë. /Alsat.mk

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet