Përfundon me sukses iniciativa e streamerit Xhocii me komunitetin e CS:GO – u mblodhën afër 1.000 euro për familjet në nevojë

Iniciativa e bamirësisë nga streameri Xhocii përfundoi me sukses pasi u mblodhën afër 1.000 euro, gjatë transmetimit live ditën e djeshme.

Dje (e shtunë) u mbajt stream bamirësie nga Ernest “xhocii” Xhoci, ku për tre orë u grumbulluan afër 1.000 euro, dhe e gjithë shuma do të shkojë për organizatën Islamic Relief Kosova.

Rreth 700 shikues ishin të pranishëm gjatë transmetimit live me lojëra të CS:GO nga Xhoci, si dhe më shumë se 20 persona dhuruan donacione në vlera të ndryshme.

Kjo iniciativë edhe njëherë dëshmon fuqinë e eSports dhe CS:GO, duke na treguar se dita e ditës po vazhdon të ketë rritje të madhe në vendin tonë dhe në botë. /Telegrafi/