NBA: Dallas i rikthehet fitores

Shtatë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm dy të atyre mysafire është epilogu i nëntë takimeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA ndeshjeve

Dallas pas tre disfatave të njëpasnjëshme sot para tifozëve vendas mposhti San Antonion me rezultat 142-116. Më efikas ishte Luka Donçiq me 28 pikë, shtatë kërcime e 10 asite. Ishte kjo fitorja e 32-të sezonale dhe janë pozitë që të kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e play off.

Ekipi i Denver vazhdon kryesimin në Konferencën Perëndim, kësaj radhe në transfertë duke e mundur Cleveland me rezultatin 115 109. Nikolla Jokiq realizoi tripl-dabl me 24 pikë, 18 kërcime e 13 asiste

Rezultatet e sotme:

Cleveland – Denver 109 – 115

Indiana – Boston 138 – 142

Orlando – Detroit 108 – 106

Philadelphia 76ers – Memphis 110-105

Toronto – New Orleans 115 – 110

Dallas – San Antonio 142 – 116

Utah Jazz – Oklahoma 120 – 119

Los Angeles Lakers – Golden State Warriors 124 – 111

Sacramento – Portland 133 – 116

Shaban Sinani /KlanMacedonia/