[ad_1]

Llapi ka fituar si mysafir i Malishevës me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 31-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë edhe pse interesante dhe me aksione, nuk solli gola.

Në pjesën e dytë Llapi ishte më i rrezikshëm, duke gjetur golin fillimisht në minutën e 57-të, kur Arbnor Ramadani shënoi  për 1-0.

Kur zhvillohej koha shtesë, Llapi gjeti edhe golin e dytë që erdhi me Adem Maliqin për 2-0.

Llapi me këtë fitore përforcon pozitën e katërt dhe afrohet me Dritën dhe Gjilanin, pasi aktualisht ka 53 pikë.

Në nën tjetër Malisheva me këtë humbje bie në pozitën e tetë më 37 pikë. /Telegrafi/