Kampionati Botëror “Katari 2022”, po afron, ndërsa sot më 1 prill nga ora 18:00 do të mbahet shorti.
Gara më e madhe në botë në futboll fillon më 21 nëntor, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.
Në total do të jenë tetë grupe. Janë gjithsej katër vazo, ndërsa shtetet nga e njëjta vazo nuk mund të përballen mes vete.
FIFA preferon të mos ketë dy skuadra nga të njëjtat zona kualifikuese (Azia, Afrika, CONCACAF, Amerika e Jugut, Oqeani, Evropa).
Sa i përket Evropës, që ka më së shumti skuadra të kualifikuese, në çdo grup do të jetë të paktën një shtet, ndërsa në disa grupe, do të jenë nga dy.
Lajme Live
2 min
Treshja Lloyd, Jenas dhe Johnson, do ta udhëheqin shortin
Carli Lloyd, Jermaine Jenas dhe Samantha Johnson do të formojnë ekipin që do të dirigjojnë shortin në Doha.
Këtë do të ndihmon nga emra të njohur si: Cafu (Brazil), Lothar Matthäus (Gjermani), Adel Ahmed MalAllah (Katar), Ali Daei ( Iran), Bora Milutinovic (Serbi/Meksikë), Jay-Jay Okocha (Nigeri), Rabah Madjer (Algjeri) dhe Tim Cahill (Australi).
9 min
Didier Deschamps, dorëzon trofeun e fituar katër vite më parë
Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, e ka dorëzuar trofeun e Kupës së Botës, që e kishte fituar katër vite më parë në Rusi.
Ishte hera e dytë që Franca e fitoi Kupën e Botës, ndërsa Deschamps e fitoi edhe si lojtar në vitin 1998.
11 min
Përkujtohen Banks, Maradona, Rossi dhe Muller
Katër emra të mëdhenj që kanë ndërrua jetë në vitet e fundit janë përkujtuar nga FIFA.
Gordon Banks, Diego Maradona, Paolo Rossi dhe Gerd Muller, ishin emrat e mëdhenj që u nderuan nga FIFA dhe në karrierën e tyre e kishin fituar Kupën e Botës.
13 min
T’i kujtojmë edhe njëherë 29 skuadrat e kualifikuara
Më poshtë i gjeni 29 skuadrat e kualifikuara deri më tani në KATAR 2022.
Kanë mbetur edhe tre vende të lira për tu kompletuar të gjitha.
Next stop: #FinalDraw
Discover the groups on 1 April#FIFAWorldCup pic.twitter.com/w6EdQFa0WL
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) March 31, 2022
18 min
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përgëzon ekipet e kualifikuara dhe kërkon të ndalet lufta
I pari i FIFA-s, Infantino, mbajti një fjalim para se të fillojë shorti, ku përgëzoi 29 ekipet e kualifikuara deri më tani.
Ai tha se duan që ky Kampionat Botëror të jetë për bashkim, duke kërkuar që të ndalen luftërat.
23 min
“Hayya Hayya (Better Together)”, kënga zyrtare e Kupës së Botës Katar 2022
Kënga Hayya Hayya, është kënga zyrtare e Kupës së Botës Katar 2022.
Kjo këngë këndohet nga treshja Trinidad Cardona, Davido dhe AISHA. Ritmi i saj do të na ngohë zemrat në muajt nëntor dhe dhjetor.
28 min
Elba dhe Chowdhury fillojnë prezantimin
Idris Elba dhe Reshmin Chowdhury dalin në skenë dhe fillojnë prezantimin për shortin e Kupës së Botës
34 min
La’eeb, maskota e Katar 2022
La’eeb, do të jetë maskota e Katar 2022.
He’s come from the mascot-verse full of energy and is ready to bring the joy of football to everyone!
Introducing: La’eeb – the #FIFAWorldCup Qatar 2022 Official Mascot pic.twitter.com/RrEA6iS6t4
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 1, 2022
35 min
Shijoni një nga stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet në Katar 2022
Janoub Stadium në Katar, një nga stadiumet mikpritëse të Kampionatit Botëror.
Ky stadiumi ka një kapacitet prej 40 mijë ulësesh dhe do të zhvillohen disa ndeshje të Katar 2022.
42 min
Elba dhe Chowdhury do ta drejtojnë shfaqjen e shortit
Aktori fitues i shumë çmimeve kinomatrografike Idris Elba dhe moderatoja e njohur Reshmin Chowdhury do të prezantojnë shfaqjen.
“Kam qenë në shumë skena më parë, por kjo do të jetë shumë e veçantë. Kam kënaqësinë t’ia prezantoj botës këtë shfaqje të bukur, së bashku me Reshmin. Do të jetë një shfaqje klasike dhe disi e guximshme”, tha Elba.
47 min
Trofeu i famshëm i Kupës së Botës prezantohet para të pranishmëve
Trofeu ikonë i futbollit, ai i Kupës së Botës, është vënë në një hapësirë ku të gjithë të pranishmit mund ta shohin.
🏆 😍 #FinalDraw | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/CJLBN1acS4
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 1, 2022
49 min
Emra të njohur të futbollit botëror prezent sot në Katar
Emra të njohur nga bota e futbollit kanë zbarkuar sot në Katar ku do të mbahet shorti për Kupën e Botës.
Andre Pirlo, Kaka, por edhe trajnerët Didier Deschamps dhe Gareth Southgate kanë kaluar në tepihun e kuq.
Two #FIFAWorldCup winners. Two thumbs up. Under one hour to go until the #FinalDraw 🤩 @KAKA | @Pirlo_official pic.twitter.com/ZzaLK4MXY8
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 1, 2022
Gareth Southgate is here, but has he brought the waistcoat? 🏴 #FinalDraw | @England pic.twitter.com/JE5mXVdlHV
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 1, 2022
Back to claim what’s his? 👀
Didier Deschamps is in the building 🇫🇷#FinalDraw | @equipedefrance pic.twitter.com/RveXojlLOY
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 1, 2022
53 min
Vazo 4
Kanada, Kamerun, Ekuador, Arabi Saudite, Gana, (Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe), (Kosta Rika/Zelanda e Re), (Uells/Skoci-Ukrainë).
54 min
Vazo 3
Senegali, Japonia, Irani, Serbia, Maroku, Koreja e Jugut, Polonia, Tunizia.
54 min
Vazo 2
Shtetet e Bashkuara, Kroacia, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zvicra, Uruguai dhe Meksika.
55 min
Vazo 1
Katar (vend pritës), Argjentinë, Belgjikë, Brazil, Angli, Francë, Portugali dhe Spanjë.
Fewer than 5 hours to go! ⌛️👀
It’s #FinalDraw day. The qualified teams will learn their fate later tonight… pic.twitter.com/XTz8xRMrgb
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 1, 2022