Krejt çfarë ndodhi në ndeshjen Greqi – Kosovë – Indeksonline.net

Kosova përfundimisht ka humbur mundësinë për të marrë vendin e parë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” u mposhtën nga Greqia me rezultat 2-0, në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës C, shkruan Indeksonline.

Foto: Blerim Uka

Por çfarë ndodhi në këtë ndeshje me shumë presion e me shumë provokime në fushë e në tribuna?

Ende pa filluar ndeshja, tifozët grek filluan me provokime ndaj tifozëve të Kosovës duke ua drejtuar flamurin serb në mes të hartës së Kosovës.

Foto: Blerim Uka

Fyerjet dhe sharjet vazhduan edhe gjatë intonimit të himnit të Kosovës, ku gjatë gjithë kohës himni u fishkëllua nga tifozët e Greqisë.

Foto: Blerim Uka

Ndeshja vazhdonte derisa problemet në tribuna vazhduan gjatë gjithë kohës.

Në fushë lojtarët janë sulmuar me drita laseri gjatë gjithë lojës derisa për gjyqtarin ishte gjithçka normale.

Foto: Blerim Uka

Me të përfunduar pjesa e parë, pati përplasje në tribuna, ku disa tifozë grek shkuan deri te “Dardanët” për t’i sulmuar fizikisht.

Foto: Blerim Uka

Pjesa e dytë me të njëjtin ritëm, me të njëjta provokime derisa policia greke i kishte izoluar tifozët e Kosovës, në vend se t’i ndal tifozët vendas.

Foto: Blerim Uka

Laserat nuk u ndalën aspak as në pjesën e dytë derisa kishte edhe një moment të dyshimtë për penallti në minutën e 66-të.

Foto: Blerim Uka

Derisa Kosova po merrte lojën në dorë, Greqia shënoi me anë të Giakounakis, duke shfrytëzuar pikën e tyre më të fortë, lojën në ajër.

Foto: Blerim Uka

Ndeshja u ndërpre rreth 5 minuta derisa tifozët janë futur në fushë dhe kanë gjuajtur me gjëra të forta.

Kosova në minutat e fundit shkoi e tëra në fushë me të gjithë fuqinë, madje edhe me Arijanet Muric.

Foto: Blerim Uka

Derisa Kosova po sulmonte, grekët shënuan edhe golin e dytë me anë të Mantalos.

Foto: Blerim Uka

Giresse në këtë ndeshje erdhi me vetëm katër rezerva duke bërë që të kishte shumë pak mundësi zëvendësimi.

Foto: Blerim Uka

Kosova kështu humbi rastin për të marrë vendin e parë në grup dhe dy ndeshjet e fundit do të jenë vetëm për statistika. /IndeksOnline/

Foto: Blerim Uka
Foto: Blerim Uka

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet