Karim Benzema, apo Topi i Artë 2022?

Karim Benzema po zhvillon një sezon të madh me Real Madridin dhe mbështetja që francezi ta marr Topin e Artë të këtij viti po vazhdon të rritet.

Sulmuesi francez nuk e lëshoi rastin e tij të martën mbrëma në Mançester duke shënua dy herë, ku ylli francez me këto gola ndihmoi Los Blancos në ndeshjen e parë kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës , të humbnin me rezultat 4-3, duke lënë gjithçka të hapur.

Benzema u sigurua që Real Madrid të jetë në lojë për përballjen e dytë.

Në të gjitha garat për klubin dhe vendin këtë sezon, 34-vjeçari ka shënuar 46 gola dhe ka dhënë 14 asistime për bashkëlojtarët në 48 ndeshje të zhvilluara, që është një arritje fenomenale.

Ai po e mposht konkurrencën gjithashtu, pasi është golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, si dhe është lojtari në Spanjë me më shumë asistime.

Mosha nuk po e ngadalëson Benzeman dhe po shohim se si ai ka lulëzuar dhe është rritur që kur doli nga hija e Cristiano Ronaldos, duke u bërë një lider i vërtetë për Los Merengues.

Francezi po ngjitet në skenën e madhe, jo vetëm duke shënuar gola, por duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke luajtur një rol absolutisht jetik në ecurinë e Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu luajti një rol kyç në fitoren e Real Madridit në Superkupën e Spanjës dhe titullin e Ligës së Kombeve të Francës. Dhe nuk do të kalojë shumë kohë dhe ai do bëhet sërish kampion i Spanjës me Real Madridin. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet