Juventusi nuk ka hequr dorë ende nga Donnarumma

Drejtuesit e Juventusit ende besojnë se mund ta transferojnë Gianluigi Donnarummën.

Portieri italian ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025, por kjo nuk duket pengesë për “Zonjën e Vjetër” që insiston në transferimin e 23-vjeçarit.

Te Juve e shohin Donnarummën si zëvendësues ideal për Ëojciech Szczesny, shkruan “Calciomercato”.

Portieri italian në sezonin e parë te Parisi ka pasur telashe që të fitojë vendin e titullarit. Kurse këtë edicion i ka luajtur të gjitha ndeshjet.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet