Interi i kthehet fitoreve në Serie A, Lautaro shkëlqen me tre gola

Interi është rikthyer te fitoret në Serie A pas një periudhe të gjatë prej më shumë se 40 ditëve.

Kampioni në fuqi i Italisë ka mposhtur Salerntinanën me rezultat të thellë 5-0.

Serinë e golave e hapi sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 22-të për epërsinë e hershme të Neroazzurëve.

Në miutën e 40-të, Nicolo Barella asistoi përsëri për Lautaro Martinez i cili realizoi edhe golin e dytë.

Me epërsinë prej dy golave të Interit u mbyllën 45 minutat e para.

Me të filluar pjesa e dytë, Interi shënoi përsëri dhe përsëri Lautaro Martinez realizues ’56 për 3-0.

Spektakli i vendasve nuk u ndal, teksa radha për të shënuar i erdhi sulmuesit tjetër Edin Dzeko.

Boshnjaku realizoi dy gola brenda pesë minutave 64 dhe 69 për rezultatin përfundimtar 5-0.

Me këtë fitore Interi rikthehet në krye të Serie A me 58 pikë, një më shumë se Napoli dhe Milan. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet