Hetimi për paratë e Tottit

Dyshohet se ka vendosur baste me ndihmën e miqve

Çështja e Francesco Totti dhe dyshimet për pastrimin e parave, mediat italiane kanë nxjerrë në pah detaje të tjera. Raportohet se ish-kapiteni i Romës i ka dhënë hua një miku të tij 160 mijë euro, para të cilat nuk i janë kthyer ende. Si dhe 80 mijë të tjera që janë hedhur në llogarinë e vjehRrës së këtij personi.
Këto lëvizje janë analizuar nga sektori i pastrimit të parave. Sipas autoriteteve, shoku i tij ka deklaruar se paratë i ka marrë nga Totti kur është gjendur në vështirësi ekonomike dhe jo për të vënë baste në emër të ish-futbollistit. Por autoritetet kanë vërtetuar se personi ka mundur të fitojë në pak muaj 87 mijë Euro nga bastet sportive.

Paratë për këto baste i ka deklaruar se kishin origjinë të ligjshme. Gjithashtu është verifikuar se ai nuk është lojtar i zakonshëm në parashikimet sportive. Mësohet gjithashtu se Francesco Totti që prej 23 Marsit 2021 është i regjistruar si agjent sportiv.

Mund të zhvillojë aktivitet në Itali, por jo të vërë baste sportive. Situata po monitorohet më interes nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duke qenë se ai është “ambasador” për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, një rol që mund të jenë në rrezik.

Për momentin, Totti nuk preket nga asnjë akuzë, por pasioni i ish-sulmuesit për lojërat e fatit konsiderohet shumë negativ përsa i përket imazhit.

Tv Klan

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet