
Një episode interesant ndodhi gjatë ndeshjes së Ligws Europa mes portugezëve të Sporting Lisbonës dhe austriakëve të Shturm Grait (3-0). Protagonist i atij momenti disi qesharak ishte gjyqtari skocez Uiliams Collum.
Përgjatë ndeshjes, gjyqtari ka ndjekur për një moment një aksion të lojës duke vrapuar me atlete në dorë. Ai u përplas me një lojtar të ekipit mik, kapitenin Jon Gorenc Stankovic dhe humbi një nga atletet.

Gjyqtari skocez nuk hezitoi të ulej e të merrte atleten në dorë, duke vrapuar për të mos humbur aksionin sulmues që kishte nisur. Pasi u ndal aksioni, gjyqtari veshi sërish atletet për të rinisur lojën pas disa sekondash


