Xhudistja jonë, Flaka ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Flaka Loxha ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos në Sofje në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pas fitores në raundin e parë ndaj bullgares Snezhana Gramatikova, Flaka fitoi edhe në raundin e dytë.

Në këtë raund, Loxha e mposhti polaken Julia Koëalczyuk me ‘ippon’.

Në çerekfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me gjermanen Pauline Starke. /Telegrafi/