
Tomas Frank i është përgjigjur thashethemeve për investime të Dejvid Bekamit te Brentford, duke thënë se bashkëpronari i Inter Majamit “është i mirëpritur nëse sjell Lionel Mesin”.
Skuadra e Premier Ligës tashmë ka një Bekam në përbërje të vetën, djalin e Dejvidit, Romeo-n, pjesë e filialit të saj (skuadrës B). Legjenda e Man. Junajtedit dhe Anglisë është parë duke ndjekur ndeshjet në perëndim të Londrës. Tani sugjerohet se ai mund të marrë aksione në klub, pasi pronari i Brentfordit, Metju Benham, duket i hapur të bisedojë për investime.
“Nëse sjell edhe Messin, do të isha shumë i lumtur! Thashethemet nuk i di, por Metju është pronari, ” ka thënë trajneri Frank.
Dejvid Bekam tashmë po ndihmon në drejtimin e “anijes” ambicioze të MLS-së, Inter Majamir, me një marrëveshje mahnitëse për tetë herë fituesin e “Topit të Artë”, të përfunduar verën e këtij viti.


