Cristiano Ronaldo nuk njeh limite!

Sulmuesi synon të thyejë rekordin botëror ndaj Liechtenstein

Karriera e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldos mund të pasurohet me një rekord të ri botëror. Portugezi pritet të jetë në fushë në duelin kualifikues të Euro 2024 kundër Lihtenshtajnit, ndaj të cilit do shkruaj emrin me gërma të arta. 38-vjeçari synon të bëhet lojtari më më shumë paraqitje në nivel kombëtaresh.

Ronaldo do kalonte në këtë renditje speciale kuvajtianin Bader Al-Mutaëa, i cili u ndal në kuotën e 196 sfidave me kombëtaren. Shifër të cilën 5 herë fituesi i Topit të Artë e arriti në Kupën e Botës në Katar. Në këto 196 sfida, Ronaldo ka vendosur edhe rekorde të tjera të rëndësishme. Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Juventus ka shënuar 118 gola me luzitanët, edhe ky një rekord botëror për numrin e golave të shënuar.

Në eksperiencën me Portugalinë, Ronaldo ka fituar Kampionatin Europian 2016 dhe Ligën e Kombeve tre vite më pas. Ndërkaq, fanellën e kombëtares e ka veshur në 5 kampionate bote, por pa arritur që të ngre lart trofeun. Ronaldo synon që edhe këtë rekord ta zgjerojë, pasi pretendon të marrë pjesë edhe në turneun e pas tre viteve në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Klan News