[ad_1]

Disa emra të mëdhenj të futbollit si Luka Modric dhe Asmir Begovic, si fëmijë ishin refugjatë, njëjtë ishte edhe mesfushori shqiptar i Ipswich Town, Bersant Celina, i cili ka ofruar shtëpinë e tij për të evakuuarit ukrainas që të jetojnë falas.

Ai thotë se kjo ishte ideja e babait të tij, pasi vet si familje e kanë përjetuar ndjenjën e luftës.

“Ishte ideja e babait tim. Ai mendoi se do të ishte mirë nëse do ta përdornim për të ndihmuar një familje që i duhej të largohej nga Ukraina”, ka thënë fillimisht Celina, e cila ishte tre vjeç kur i shpëtoi luftës në vendlindjen e tij në Kosovë për të vazhduar jetë në Norvegji.

“Të njëjtën gjë e ka kaluar edhe familja ime kur kemi jetuar në Kosovë. Ti e di që nuk mund t’i ndihmosh të gjithë, por mund të bësh ndryshim për dikë”.

“Apartamenti im do të do të jetë falas për dikë që të jetonte për aq kohë sa i nevojitet. Është një nga gjërat me të cilat dua të kontribuoj”, ka thënë ai.

Portieri i Everton, Begovic, u rrit në Gjermani dhe Kanada gjatë telasheve në Bosnje. Fituesi i Topit të Artë, Modric ishte vetëm gjashtë vjeç kur gjyshi i tij u qëllua gjatë luftërave në Ballkan.

Celina, tani 25 vjeç, ka lindur në Kosovë, gjatë një kohe kur ajo ishte e pushtuar nga Serbia.

“Nuk më kujtohet se çfarë ndodhi, por mamaja dhe babai im më kanë treguar histori”, thotë Celina, karriera e të cilit filloi në Manchester City dhe aktualisht luan te Ipswich si huazim nga klubi francez Dijon.

“Ne arritëm të dilnim pak para se të shpërthente lufta vërtet në Kosovë. Unë, mamaja dhe vëllai im u transferuam në Norvegji. Babai im ishte ende në Kosovë dhe duhej të ikte nga vendi në një mënyrë tjetër”.

“Po, ishte një kohë e vështirë. Sigurisht që kishte shumë njerëz që ishin në rrezik dhe shumë që vdiqën. Ishte e frikshme. Ishte gjë e mrekullueshme që arritëm në Norvegji në ato kohëra të vështira”.

“Shumë futbollistë kroatë, boshnjakë dhe kosovarë e dinë se çfarë po ndodh tani. Do ta kenë të vështirë të shohin se çfarë po ndodh”.

“Të ofroj banesën time është diçka që kam vendosur të bëj. Shpresoj që në të ardhmen ta ofrojë edhe për njerëz të tjerë, jo vetëm nga Ukraina, pasi shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë. Kjo është e drejtë”, ka deklaruar ai.

Familja Celina do të flasë me autoritetet norvegjeze për të lehtësuar transferimin e një familje ukrainase në apartament, i cili ndodhet në Drammen një afër Olsos ku Celina u rrit.

“Shpresojmë se mund të ndihmojmë një familje të vogël që të ndërtojë një të ardhme siç ishim në gjendje ta bënim ne. Lëvizëm shumë dhe qëndruam në bujtina. Babai im erdhi disa muaj pas nesh. Mund ta imagjinoj se nuk ishte e lehtë për prindërit e mi”, nënvizoi ai.

Celina thotë se kriza ukrainase po diskutohet në dhomat e zhveshjes së futbollit.

“Ju i dëgjoni njerëzit që flasin për këtë gjë në dhomën e zhveshjes. Mund ta ndjeni tensionin”.

“Jam i shokuar që në vitin 2022 po shohim një luftë në Evropë, apo kudo në botë. Është shumë e vështirë, ka shumë njerëz që vuajnë dhe nuk është e mirë ta shohësh”, ka përfunduar Celina.

Celina është një nga lojtarët më të mirë të Kosovës, që për shumë vite bën karrierë në Evropë. /Telegrafi/