Basketboll: Real Madrid udhëheq i vetëm Euroligën me 13 fitore e 6 humbje

Java e 19-të në Euroligën e basketbollit për ekipe ka sjellë surpriza dhe befasi, vendasit kanë triumfuar në katër takime ndërsa ato mysafire në pesë përballje.

Fitore të sigurt ka shënuar Real Madridi në transfertë kundër Alba Berlin me rezultat 84-77. Me këtë fitore madrilienët të vetmuar kryesojnë tabelën e Euroligës në basketboll për ekipe me 13 fitore e 60të disfata.

Zhgënjimin e madh e bërsi njëra nga skuadrat kryesuese ekipi i Barcelonës duke humë para tifozëve vendas nga kampionët në fuqi Anadolu Efes me rezultatin 75- 80. Befasia tjetër është humbja e Monakos nga Crvenna Zvezda me rezultat 92-68

Skuadra turke Fenerbahce, me fitoren kundër Bayern Mynih 79-71. Fenerbahçe pas kësaj fitoreje ngjitet në pozitën e tretë me 12 fitore e 70të humbje.

Vijon të zhgënjejë skuadra italiane e Armani Milano, që u mund nga Zalgiris Kaunas me rezultat 66-61 dhe aktualisht mban pozitën e 16 me vetëm 6 fitore e 13 humbje.

Rezultatet e xhiros së 19-të

Fenerbahce – Bayern Mynih, 79-71

Crvena Zvezda – Monaco, 92-68

Alba Berlin – Real Madrid, 77-84

Virtus Bolonja – Olympiacos, 83-85

Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv, 88-86

Villeurbanne – Valencia Basket, 79-83

Partizan Beograd – Baskonia Gasteiz, 83-65

Barcelona – Anadolu Efes, 75-80

Armani Milano – Zalgiris Kaunas, 61-66

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet