Barca do ta presë fundin e Ligës Premier para se të bëjë ofertë për Raphinhan për shkak të klauzolave në kontratën me Leeds

Është raportuar se futbollisti i Leeds United, Raphinha, ka arritur marrëveshje me Barcelonën lidhur me kushtet personale.

Klube të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e anësorit brazilian, por duket se katalunasit do ta kenë në skuadër nga edicioni i ardhshëm.

Sipas Diario Sport, përfaqësuesit e Blaugranëve dhe ata të lojtarit kanë rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare në Camp Nou, e cila do të nënshkruhet kur të hapet afati kalimtar veror.

(Foto: Instagram/raphinha)

Porse, për Barcelonën është shumë me rëndësi se si do ta mbyllë sezonin 2021/2022 skuadra e Leeds për shkak të klauzolave të 25-vjeçarit.


Raphinha ka dy klauzola për prishjen e kontratës me klubin anglez:

• Nëse ekipi mbijeton në Ligën Premier, atëherë prishja e kontratës kushton 75 milionë funte (90 milionë euro).

• Nëse skuadra bie nga elita, atëherë për prishjen e kontratës, klubet e interesuara duhet të paguajnë vetëm 25 milionë funte (30 milionë euro).


Aktualisht Leeds United është në vend të 16-të në renditjen tabelare me 29 pikë, shtatë më shumë se Watfordi (me një ndeshje më pak të zhvilluar) që ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga Liga Premier.

Barcelona do ta monitorojë përfundimin e kampionatit anglez para se të bëjë ofertë zyrtare për Raphinhan. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet