Atalanta i falet Gjimshitit, triumfon ndaj Olympiacosit

Atalanta ka triumfuar me përmbysje ndaj Olympiacosit në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

Tiquinho Soares ishte i pari që shënoi duk e kaluar skuadrën mysafire në epërsi në pjesën e parë (16’).

Mirëpo, në fraksionin e dytë doli në skenë mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili përmbysi gjithçka me dy gola të realizuar.

(Foto: Twitter/Atalanta B.C.)

Ishte minuta e 61-të kur mbrojtësi i Atalantas pranoi një top nga Teun Koopmeiners dhe e barazoi rezultatin.

Vetëm dy minuta më pas, Gjimshiti e kaloi skuadrën e tij në epërsi dhe ky rezultoi goli i fitores për ekipin italian. /Telegrafi/