Arbitër femër dhe arbitër me ngjyrë, do të drejtojnë sfidën e Premier Ligës

Premier Liga njoftoi përmes platformave të saj zyrtare, se ndeshja Fulham-Barnli, e programuar më 23 dhjetor, do të jetë ndeshja e parë në ligën më të lartë angleze që do të gjykohet nga një femër. Gjyqtarja në fjalë është Rebeka Uelç.

Kjo nuk është hera e parë që Uellç bën histori. Në vitin 2021, anglezja u bë gruaja e parë që u caktua për të arbitruar një ndeshje EFL, domethënë në nivelet dytësore. Interesant është fakti se Uelç ka qenë edhe gjyqtarja e ndeshjes mes Benfikës dhe Frankfurtit, në “Estádio da Luz”, në Ligën e Kampionëve për femra.

Nuk do të jetë vetëm Rebeka Uelç ajo që bën histori. Sem Alison gjithashtu do të shfaqet gjatë “Boxing day”, në Premier Ligë.  Anglezi do të gjykojë ndeshjen Shefield-Luton, më 26 dhjetor, duke u bërë kështu arbitri i parë me ngjyrë, që do të vendosë drejtësi në një ndeshje Premier Ligës pas 15 vitesh (Uriah Renie u dha fund arbitrimit në Premier Ligë në vitin 2008).

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet