Ancelotti për Benzeman: Po do të jetë në Paris

Karim Benzema ka kohë që është jashtë fushave shkaku i një dëmtimi, ndërsa ndeshja e madhe e Ligës së Kampionëve, PSG-Real Madrid, zhvillohet javën që vjen.

Të martën do të zhvillohet ndeshja e pare në “Parc des Princes” dhe Carlo Ancelotti beson që lojtari do të jetë i gatshëm.

Kapiteni i Los Blancos është duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor që e ka marr 24 janar.

Rikuperimi i tij ka shkuar mirë dhe sulmuesi francez do të jetë arma shtesë e Real Madridi në përballjen me skuadrën e Leo Messit.

Këtë e ka konfirmuar trajneri italian teksa po hynte në qendrës stërvitore. “A do të jetë Benzema në Paris?”, është pyetur nga një gazetar i El Golazo de Gol, ndërsa Ancelotti, siç dallohet në videon e mëposhtme, u përgjigj: “Po, do të jetë”, përpara se të largohej me makinë.

Ndeshja mes PSG dhe Real Madridi pritet të jetë më e forta e fazës së eliminimit direkt, gjë që e konfirmoi edhe në konferencë për shtyp trajneri italian.

“Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarit. Rreziku nuk ekziston. Nëse ka rrezik, nuk do ta marrim. Duhet të vlerësojmë mirë, por nëse ai luan të martën, do të luajë pasi nuk ka rrezik”

“Nuk ka shumë për të thënë. Lumturia kur fiton është aq e madhe sa motivimi është maksimal”.

“Ne kemi ndjenja të mira, ai ka ndjenja të mira. Do të shohim nëse do të stërvitet të dielën apo të hënën me ekipin. Ndjenjat e të gjithëve janë pozitive, por do të vendoset të dielën apo të hënën”, ka thënë Ancelotti.

/Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet