Kryetari i Haraçinës, Ridvan Ibraimi, jep lajmin e madh për KF Shkëndija (FOTO)

Kryetari I komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ka dhënë lajmin e shumë pritur për KF Shkëndija, fansat e klubit dhe të gjithë dashamirët e futbollit, shkruan Open-TV.
Ibraimi me kënaqësi ka njoftuar se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, të gjitha procedurat ligjore dhe tani më janë në momentin final, fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës. Ai ka thënë se për realizimin e këtij projekti kanë mbështetjen e plotë nga Qeveria e RMV-së dhe FFM-së.

Ai poashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, rinisë së Komunës së Haraçinës, kryesisë së Klubit, tifo grupit “Çlirimtarët”, donatorëve dhe të gjithë sportdashësve dashamirë të Shkëndijës që t’a mbështesin këtë project, e që është ëndërr e kamotshme e të gjithë qytetarëve të Komunës së Haraçinës.

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi:

Të nderuar qytetarë të komunës së Haraçinës,
e nderuara kryesi e Klubit tonë të zemrës “SHKËNDIJA 77”, e nderuara tifozeri, të nderuar sportdashës, e nderuara rini.
Me kënaqësi dua tu njoftoj se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, të gjitha procedurat ligjore dhe tani më jemi në momentin final, fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës. Për realizimin e këtij projekti kemi mbështetje të plotë nga Qeveria e RMV-së dhe FFM-së.
Po ashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, rinisë së Komunës së Haraçinës, kryesisë së Klubit, tifo grupit “Çlirimtarët”, donatorëve dhe të gjithë sportdashësve dashamirë të Shkëndijës që t‘na mbështesin në këtë projekt shumë të nevojshëm, e që është një kërkesë e kamotshme e të gjithë qytetarëve të Komunës së Haraçinës.
Ejani që bashkërisht të vendosim Gurthemelin e shtëpisë së Klubit tonë të zemrës.
DITËVE NË VIJIM…

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet