
Ronald Arauho ka marrë përmasat e një “dashurie të verbër” në lupën e trajnerit Tomas Tuhel. “Sky Sport.de” prononcohet se trajneri i bavarezëve e ka vendosur mbrojtësin uruguaian në majë të listës së dëshirave.
Vetë lojtari e ka thënë fjalën e tij, qëndrimin në Barcelonë. Megjithatë, nevoja për të ardhura mund të ndikojë te presidenti Laporta.
Vështirësitë në arkat e kampionëve të La Ligës do të vështroheshin si zgjedhje emergjente, ndonëse futbollisti me karakteristika defensive vlerësohet tej mase në planet e “timonierit” Çavi Hernandez.
Thuhet se Bajerni do të përdorë strategjinë e transferimeve të Sadio Manesë dhe Hari Kejnit, sulm frontal në përmbylljen e operacionit.


