
Eliminimi nga Kupa e Gjermanisë ka lënë pasoja te skuadra e Borusia Dortmund. Përvec rezultatit negativ në fushë (0-2 ndaj Shtutgardit), skuadra nënkampione e Gjermanisë ka marrë lajmin e keq të dëmtimit të 4 futbollistëve njëherazi.
Të katër lojtarët ishin titullarë në fushë, por e mbyllën para kohë ndeshjen për shkak dëmtimi, c’ka rritt ankthin te trajnerin Edin Terziç. Bëhet fjalë për Julian Rajerson, Jusufa Moukoko, Marsel Sabitzer dhe Marius Volf.
Tajerson ishte ai që doli i pari nga fusha pas vetëm disa minutash lojë dhe përflitet se ai do të mungojë gati 10 javë, si pasojë e një dëmtimi të ligamentit kolateral. Edhe tri të tjerët pësuan dëmtime më të vogla, por që mund të sjellin mungesën e tyre në fushë për ndeshjen e radhës në kampionat, ndaj Lajpzig.
Një ndeshje e rëndësishme ajo e së shtunës ndaj një rivali direkt për titull, ndërkohë që trajneri Terzic shpreson të rikuperojë ndokënd. Bëhet fjalë për Niklas Sule dhe Xhiovani Rejna, që mund të rikuperojnë nga dëmtimet e mëparshme, ndërsa Haller dhe Nmecha nuk janë ende gati.


