Lajme të mira për Interin, rikuperohet mbrojtësi i dëmtuar

Pas fitores ndaj Napoli, trajneri i Interit, Simone Inzagi ka lënë për 24 orë të lirë skuadrën, e cila rinis përgatitjen për ndeshjen ne radhës në kampionat, atë ndaj Udinezes. Për trajnerin Simone Inzaghi vijnë lajme të mira edhe nga infermieria. Mbrojtësi Alessandro Bastoni është rikuperuar 100% nga dëmtimi që pësoi në kombëtare. Është vet mbrojtësi 24-vjeçar, ai që ka konfirmuar se do të jetë rregullisht në fushë këtë fundjavë. Bastoni sot ka rinisur stërvitjen me grupin.

Pranë rikuperimit janë edhe dy futbollistë të tjerë, De Vrij dhe Damfries. Për këta të dy, mjekët do të japin një përgjigje më të saktë në mesjavë, kur të kryejnë edhe vizitat mjekësore të radhës, sipas planifikimit. Vetëm të enjten do të mësohet nëse do të luajnë apo jo këtë fundjavë.

Gjasat janë që Damfries të jetë gati dhe mund të luajë edhe si zëvendësues, ndërsa për De Vrij mund të ketë edhe një javë pushim. Për sa i përket Pavard, francezi ka hequr fashën mbrojtëse në gju dhe pritet të nisë fazën tjetër të rehabilitimit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet