Allegri: Interi, Milani dhe Napoli janë më lart se ne

Pas fitores minimale ndaj Fiorentinës, trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri shikon përpara.

“Jam i kënaqur me tri pikët dhe performancën e djemve, që kërkuan dhe donin fitoren kundër një Fiorentine të madhe. Ne bëmë një punë të mirë, vuajtëm më shumë në pjesën e parë, pastaj në pjesën e dytë Szczesny nuk bëri asnjë pritje, pavarësisht krosimeve të shumta. Ne duhet të shohim gjithmonë përpara, por kjo nuk duhet të keqkuptohet. Nuk duhet të flasim për objektivin e titullit. Interi, Milani dhe Napoli janë më përpara se ne.

 

 

Interi?

Së pari kemi Kaljarin për t’u përballur. Kampionati është shumë i gjatë, e dimë se kemi limite dhe po punojmë për to. Megjithatë, kemi edhe cilësi të rëndësishme. Interi është një ekip i ndërtuar për të fituar titullin, por edhe ne meritojmë respekt. Tani kemi punë me Kaljarin, që Ranieri e ka rikthyer në këmbë. Pastaj është pushimi prej kombëtareve dhe më pas do të përballemi me Interin,” tha mes tjerash Alegri.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet