
Dy ndeshje dhe dy fitore për trajnerin italian Vinçenzo Montella në krye të kombëtares së Turqisë, duke kualifikuar ekipin ballkanas në finalet e “Euro 2024”.
Gjashtë pikë që i japin kualifikim matematikor skuadrës turke, ndaj dhe Montella ndihet në “qiellin e shtatë”
“Jam shumë krenar për paraqitjen e mirë që bëri skuadra, për mënyrën se si luajtën. Dua të them edhe që jam krenar për veten. Jam trajneri i parë i huaj që kualifikohem në një Europian me kombëtaren turke”, tha Montella, i lumtur pas fitores 4-0 ndaj Letonisë.
“Jam i lumtur që arritëm këtë kualifikim, me një fitore kaq të bukur. Ndoshta ndihem trajneri më i lumtur në botë në këto momente. Tani të shijojmë këtë moment, por shumë shpejt duhet të nisim të përgatitemi për Europianin, për të lënë edhe aty një gjurmë”, tha Montella.


