
Skuadra e Granadas nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga, ku pas shtatë ndeshjeve ka arritur ta regjistrojë vetëm një fitore, ndërsa ka pësuar pesë humbje.
Në ndeshjen e fundit Granada, si vendase barazoi 1-1 ndaj Real Betisit, pwr tw regjistruar barazimin e parw sezonal. Përveç faktit që nuk po ka rezultate të mira, listës së shqetësimeve të Granadas i shtohet edhe lëndimi i yllit shqiptar, Myrto Uzuni. Uzuni pësoi një lëndim gjatë ndeshjes, dhe iu nevojit ta lë fushën në minutën e 38’.
Përveç Granadas, lëndimi i Uzunit tani do të jetë problem edhe për trajnerin Silvinjo dhe kombëtaren e Shqipërisë. Më 12 tetor, Shqipëria i rikthehet aksionit në kualifikimet e Evropianit “Euro 2024”, ku e pret në “Air Albania” Republikën e Çekisë. Mbetet të shihet nëse lëndimi i Uzunit është serioz apo jo, dhe nëse do të mungojë për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Çekisë.


