Henderson afër kalimit tek Al Ettifaq

Liverpool dhe Al Ettifaq kanë rënë dakord për transferimin e Jordan Henderson, shkruajnë mediet angleze.

Mesfushori anglez më parë ka arritur marrëveshje me klubin arab për kontratë tre vjeçare, derisa kanë mbetur të kryhen edhe detajet e fundit në mes dy klubeve.

Henderson do t’i bashkohet një tjetër ish lojtari të Liverpool, Steven Gerrard, i cili është trajner i Al Ettifaq.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet