Wimbledon, Medvedevit iu deshën pesë sete për ta arritur gjysmëfinalen

Tenisti Daniil Medvedev është kualifikuar në gjysmëfinale të Wimbledonit pasi fitoi ndaj Christopher Eubanksit, 3:2 në sete.

Rusi e nisi mirë duke e marrë setin e parë, 6:4, mirëpo i humbi dy radhazi, 1:6, 4:6.

Sidoqoftë, ai e ktheu rezultatin duke i fituar dy setet tjera, 7:6, 6:1.

Ai në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes Carlos Alcarazit dhe Holger Runesë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet