Seanca e fundit para Moldavisë

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mbylli përgatitjet për sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 kundër Moldavisë.

Kuqezinjtë zhvilluan seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”. Për më shumë se një orë, i gjithë grupi ka qenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo.

Skuadra punoi më shumë me topin, pa ngarkesa fizike dhe lojtarët u shfaqën në formë të mirë. Trajneri provoi situata të ndryshme loje dhe vendosje të ndryshme taktike.

Ai u dha kuqezinjve porositë e fundit, ndërsa ka pak dyshime sa i përket formacionit kuqezi.

Në portë për një vend titullari garojnë Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha. Ndërsa në repartet e tjera, braziliani i ka idetë e qarta.

Përgatitjet për dy ndeshjet e Qershorit të vlefshme për kualifikueseve të Europianit Gjermani 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe zgjatën 11 ditë.

Sfidat e kombëtares do të transmetohen në Tv Klan.

Tv Klan

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet