Milan rikthehet tek fitorja

Milan rikthehet tek fitorja në kampionat dhe ngjall shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë nuk toleruan aspak ndaj Lazios, për ta dominuar dhe mposhtur me shifrat 2-0.

Pas dy barazimeve me Romën dhe Cremonese, skuadra e Piolit u shfaq e uritur për të fituar dhe ia doli për të marrë 3 pikët. Benaser ishte ai që hapi llogaritë, pas një aksioni të ndërtuar nga një gabim në mbrojtjen e Lazios.
Pas gjysmë ore loje, Theo Hernandez “shpiku” një goditje nga jashtë zonës për të tundur sërish rrjetën e kryeqytetasve.

Një gol tepër i bukur nga ana e realizimit, me Milan që tashmë ngjitet në kuotën e 61 pikëve. Ndërsa Lazio e dorëzuar në garën për titull rrezikon edhe duelin për një vend në Champions League.

Bardhekaltërit pësuan humbjen e tretë në katër sfidat e fundit, duke mos arritur t’i arratiset rivalëve.

Klan News

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet