Nga ‘El Clasico’ e Spanjës, në ‘El Clasico’-n e Arabisë Saudite! Cristiano Ronaldo mund të ketë pranuar ofertën prej 500.000.000 eurosh dhe t’i ketë thënë “Po” Al Nasr-it, por jo ende Lionel Messi, i cili vazhdon te Paris Saint-Germain dhe nuk është transferuar te Al Hilal.
Në fund të fundit, dy skuadrat janë “armiq” tradicionalë në Arabinë Saudite dhe një tifoz i Al Hilal kishte një ëndërr dhe printoi një fanelë me emrin e Lionel Messit në shpinë.
BB Media
Pamjet nga butiku Al Hilal po bëjnë xhiron e botës dhe kush e di, ndoshta ëndrra e tifozit për të parë Messin me ekipin e tij edhe mund të realizohet./tvklan.al


