Zv ministri i transportit Rexhepi realizon takim pune me kryetarin e komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu

Zëvendëministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi ka realizuar takim pune me kryetarin e komunës së Bogovinës Besnik Emshiu.

Zëvendësministri Rexhepi në profilin e tij ka dhënë detaje rreth këtij takimi i cili mes tjerash ka shkruar:

Diskutuam për projektet e radhës në këtë komunë si ai i rekonstruimit të rrugës lokale nga f. Bogovinë deri në f. Sedlarcë, projekt i cili do të ndihmojë dukshëm në përmirsimin e lëvizjes së banorëve dhe kryerjen e obligimeve të tyre.

Vlen të cekim se komunës së Bogovinës me vendimin e fundit të Qeverisë së RMV-së ju ndanë mjete në vlerë prej 5 milion denarë mga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për rekonstruimin e rrugës Bogovinë – Novo Sellë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet