PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zoran Gerasimovski dha dorëheqje, Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë mbeti edhe pa u.d drejtor

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Gerasimoski, ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga pozita e ushtruesit të detyrës drejtor i Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Këtë gjë Gerasimovski e bëri të ditur në fillim të seancës së sotme të Këshillit Gjyqësor, në rendin e ditës së të cilit është zgjedhja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe u tërhoq nga votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri.

“U zgjodha unanimisht ushtrues detyredrejtor i Akademisë, deri në zgjedhjen e drejtorit, që do të ndodhë të mërkurën, me qëllim për të mos e çuar në ngërç punën në Akademi. Në përputhje me udhëzimet e KShPK-së se me zgjedhjen time ka konflikt interesi, sot kam dorëzuar dorëheqjen time të parevokueshme nga posti”, tha Gerasimoski.

Për të mos dëmtuar reputacionin e funksionit, Gerasimoski ka treguar se dorëheqja është e parevokueshme.

Ndryshe sot zgjidhet kryetarit të ri i Këshillit gjyqësor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 940x400