Nënkryetarja e Komisionit Shtetërorë Zgjedhorë, Ditmire Shehu në një prononcim për indeks.mk ka folur për zgjedhjet që pritet të zhvillohen më 20 gusht për këshillin e komunës së Tetovës.
Shehu ka thënë se në këto zgjedhje garojnë plotë 13 lista dhe të njëjtat janë konfirmuar edhe nga Komision Komunal Zgjedhor -Tetovë.
“Më 25 korrik Komisioni Shteteror Zgjedhor do të bëj shortin ku do të caktohet edhe numri rëndor i fletëvotimit për parashtruesit e listave”, tha Shehu.
Njoftoi se fushata zgjedhore do të fillojë më 31 korrik dhe do të zgjasë gjer më 18 gusht.
Ndryshe, listën e këshilltarëve të BDI-së në këtë garë do ta udhëheqë Faton Ahmeti, i cili së fundmi u zgjodh edhe kryetar i degës së kësaj partie në Tetovë./indeks.mk/