Zgjedhjet, Bujar Osmani tregon vijat e kuqe të BDI-së

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se BDI-ja nuk bën marrëveshje me asnjë parti politike e cila nuk mbështet ndryshimet Kushtetuese.

Ai thotë se këto janë vijat e kuqe të BDI-së.

Në emisionin ”Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Osmani thotë se njihen si “Gardianët e Marrëveshjes”.

Ai i përmend tri marrëveshjet të cilat sipas tij janë shtyllat e Maqedonisë veriatlantike.

Dhe, pa cilëndo prej tyre, Osmani potencon se nuk mund të mbahet stabiliteti.

Ministri Osmani thekson se kushdo që i prek ato marrëveshje nuk ka partneritet me BDI.

“BDI nuk bën partneritet me parti politike e cila do që të mbështesë ndryshimet Kushtetuese, dhe këto janë vijat e kuqe të BDI-së. Ne njihemi në komunitetin ndërkombëtar na quajnë “Gardianët e Marrëveshjes”. Tre marrëveshje janë shtyllat e Maqedonisë Veriatlantike, Marrëveshja e Prespës, e Ohrit dhe me Bullgarinë. Pa cilindo prej tyre nuk mund të mbahet stabiliteti. Dhe ne njihemi si gardianët të këtyre marrëveshjeve. Kushdo që i prek këto tre marrëveshje nuk ka partneritet me BDI-në”, u shpreh ai.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet