Zgjedhjet brendapartiake, Grubi: Për një BDI më të fortë, më të mirë dhe më të madhe

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar mbarësi në procesin e votimit nëpër disa degë të BDI-së, proces ky i cili do të mbahet më 2 korrik.

Grubi shkruan se përmes këtyre proceseve e BDI bëhët më e fortë, më e mirë dhe më e madhe.

Statusi i plotë:

Uroj të gjithë kandidatët për kryetarë degësh dhe këshilla vendor, anëtarë të kryesive të degëve dhe të këshillave vendor për konkurimin, fushatën dhe vendosmërinë për ta bërë BDI-në edhe më të fortë, edhe më të mirë, edhe më të madhe.

Zgjedhjet brendapartiake të 2 korrikut janë vazhdim i procesit ripërtërirës të Bashkimit Demokratik për Integrim në përputhje me kohën dhe nevojat e qytetarëve.

Mbarësi në proces dhe suksese në garë si dhe mobilizim në dalje në 14 degët tona për të gjithë 18.305 anëtarët e regjistruar.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/818981522924701?ref=embed_post

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet