Zgjedhje në Tetovë/ Tetovarët: Sa ma shpejt ta largojmë Bilall Kasamin (Video)

20 Gushti përsëri do të jetë ditë ankthi për Bilall Kasamin, brenda një viti u pa që atë çka nuk e ka shkruar historia që nga themelimi i Komunës së Tetovës e ka shkruar Bilall Kasami për një vit. Një vit u deshën që të dëshmohet paaftësia për udhëheqjen e komunës së Tetovës e cila me 20 Gusht do të shkoj në zgjedhje për këshillin komunal.

Qytetarët të mllefosur thonë se në asnjë moment nuk është dashur që në këtë kohë krize të ketë zgjedhje në Tetovë ndërsa fajin për këtë siç thonë ata e ka i pari i komunës Bilall Kasami

“Duhet sa më parë të largohet nga komuna, na ka pru te hunda” shprehet i nervozuar tetovari.

“Jo nuk duhet” , “Jo” thonë disa qytetarë të mllefosur me kryetarin e komunës i cili sërish e çoi Tetovën në zgjedhje ku do të votohet vetëm për Këshillin e Komunës.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet