Zgjedhje në Tetovë, sot votohet për anëtarët e këshillit të ri komunal (LIVE)

Banorët e Tetovës sot votojnë për anëtarët e këshillit të ri komunal. Numri i votuesve në këtë komunë është rreth 84 mijë ndërsa votohet në 117 vendvotime. Këshilli i Komunës së Tetovës shkoi në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin e caktuar kohor, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për sot i shpalli kryetari i Kuvendit, shkruan Portalb.mk.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së sotme minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

11:30 – Dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 11:00, krahasuar me vitin 2021 (Infografik)

09:30 – Dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 09:00, krahasuar me vitin 2021 (Infografik)

07:00 – Vendvotimet janë hapur dhe votimi shkon pa probleme. Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë ndërsa në këto zgjedhje garojnë 13 subjekte (11 parti  politike dhe 2 lista qytetare).

Fushata zgjedhore ka mbaruar dhe filloi heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri në ora 19:00. Dje votuan personat e regjistruar si të sëmurë ose të pafuqishëm, gjithsej 24 persona dhe ata që janë në burg apo në paraburgim, gjithsej 23 persona.

“Personat apo votuesit të cilët janë në vuajtje të dënimit në Burgun e Tetovës votuan, e realizuan atë proces që në ora 7 në mëngjes, domethënë është hapur vendvotimi në Burgun e Tetovës, po ashtu është në rrjedhë edhe procesi i votimit të personave të sëmurë, të paaftë dhe të hendikepuar, ku ne sot kemi bërë shpërndarjen e materialit zgjedhor, presim që brenda kohës të përfundojë votimi nga vendvotimet që kanë të paraqitur persona të tillë të paraqitur si të sëmurë. Tani presim me postë të shpejtë prej burgjeve të tjera të republikës na mbërrijnë fletët e votimeve”, deklaroi dje për Portalb.mkNazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor Tetovë.

Sot votohet për kryetar komune në Komunën e Qendër Zhupës si dhe në Mavrovë dhe Rostushë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet