Zëvendëskryeministri i parë Grubi zbulon konkluzionet e Qeverisë në luftën kundër kancerit të gjirit

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka njoftuar opinionin përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook për mbajten e mbledhjes së parë tematike kushtuar muajit ndërkombëtar të kancerit të gjirit dhe përfshirjes së Qeverisë në ngritjen e vetëdijes shoqërore dhe avancimin e preventivës ndaj kësaj sëmundje.

Sipas Grubi, Qeveria po i qaset me seriozitetin më të madh kësaj fushate, madje duke obliguar Ministrinë për Financa që në Buxhetin e vitit 2023 të parashikojë mjetet e nevojshme financiare për realizimin e konkluzioneve që parashikojnë kontrolle të detyrueshme shëndetërore në kuadër të kontrolleve sistematike dhe realizimin e skriningut mobil mamografik.

Në vazhdim postimi i plotë i Zëvendës kryetarit të parë të Qeverisë, Artan Grubi:

Sot, për herë të parë, Qeveria me mbajtjen e seancës tematike, iu bashkangjit fushatës për shënimin e muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për perceptim më serioz të kësaj sëmundje.

Për këtë qëllim, miratuam sot këto konkluzione:
👉kontrolle të detyrueshme shëndetësore në kuadër të kontrolleve sistematike shëndetësore për çka obliguam Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale të bëjë ndryshimet adekuate të Ligjit për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës dhe
👉sigurim të skriningut mobil mamografik.
Obliguam Ministrinë e Financave që të sigurojë mjete në Buxhetin e vitit 2023 për avancimin e preventivës rreth kësaj çështje në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë për dedikim konkret të mjeteve. Në seancë morën pjesë edhe përfaqësues të Shoqatës Qytetare “EZRA”.659824182173770

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet